Lajme

Tahiri: Kurti nuk po arrin me pasë partner për me qeverisë Kosovën në katër vitet e ardhshme

Deputeti i PDK’së, Abelard Tahiri, ka thënë se sot është shkelur rregullorja e Kuvendit pasi u ndërpre seanca pa u vënë në votim propozimi për kryeparlamentare.

“Ndërprerje arbitrare, në kundërshtim me rregullore”, tha ai.

“VV ka pasur kohë të mjaftueshme për të arritur një koalicion për zgjedhjen e kryetari të kuvendit dhe qeverisë”, shtoi ai.

Tahiri tha se VV nuk po arrin të gjejë partner për koalicion.

“Ajo çka shihet është z. Kurti me VV spo arrin me pasë partner për me qeveris Kosovën në katër vitet e ardhshme… Duket qartë që nuk ka disponim as vullnet nga asnjë parti për të qeverisur me Kurtin në katër vitet e ardhshme”, tha ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button