Te Rrethi” vendoset si flamur një jelek i punës, me rastin e Ditës Botërore të Përkujtimit të Punëtorëve

Në vendin ku përherë qëndron flamuri kombëtar, te “Rrethi” sot u vendos një jelek i punës.
“Friedrich Ebert Stiftung” përmes një postimi në Facebook tha se ky jelek është një simbol universal i të gjithë punëtorëve, të ndërtimit, policëve, punëtorëve të rrugëve, dhe shumë të tjerëve.
Në njoftim thuhet se ky jelek është një simbol universal i të gjithë punëtorëve: të ndërtimit, policëve, punëtorëve në rrugë e shumë të tjerë.
“Me këtë akt, kujtojmë dhe nderojmë të gjithë ata që kanë humbur jetën në vendin e punës dhe në kushte të rënda pune. Instalacioni është një thirrje për reflektim dhe për të menduar për sigurinë, jetën dhe dinjitetin e çdo punëtori”, thuhet tutje në shkrim.
Autori i këtij jeleku, është artisti i njohur Arianit Beqiri.
Postimi i plotë pa ndërhyrje: