Lushtaku me qëndrim të prerë: PDK nuk guxon të hyj në koalicion me Vetëvendosjen

Sami Lushtaku nga Partia Demokratike e Kosovës , njëherësh nënkryetar i Komunës së Skënderajt, e ka mohuar në mënyrë kategorike një koalicion të mundshëm ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe PDK-së.
Lushtaku ka thënë se PDK në asnjë mënyrë nuk guxon që të bëjë koalicion me VV-në.
“Jo. Unë mendoj që PDK-ja me Vetëvendosjen në asnjë mënyrë nuk guxon me qenë bashkë. Ato fyerje që ka bërë Albin Kurti dhe Vetëvendosje, d.m.th na ndanë një oqean mes veti. Nuk ka shancë. Unë jam i qartë, Partia Demokratike nuk guxon me shku me Vetëvendosjen. Nuk e lejon elektorati i saj. Nuk kemi asnjë mundësi, asnjë shancë.”, tha Lushtaku.
Sipas tij e vetmja vetmja zgjidhje është që të shkohet në zgjedhje. Ai tha se PDK nuk frikësohet nga zgjedhjet e reja.
“Jo absolut jo. Unë mendoj që PDK ka arsye me shku në zgjedhje, me ju tregu qytetarëve që ky është i papërgjegjshëm dhe ky luan me fatin e këtij vendi. Mënyra qysh është sjellë Albin Kurti, mendoj që qytetarët duhet me ia tregu vendin.”, shtoi tutje Lushtaku.