Lajme
A ka ndërruar PDK qëndrim rreth një koalicioni me VV-në, tregon Tahiri

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka hedhur poshtë çdo mundësi për një koalicion të mundshëm mes kësaj partie dhe Lëvizjes Vetëvendosje.
Tahiri ka deklaruar se PDK është e bindur që me VV-në s’mund ta bëjnë Kosovën më mirë.
Ai ka thënë edhe se këtë parti s’mund t’i rrisësh as pagat, as pensionet e s’mund t’i largosh sanksionet.
‘‘Jemi të bindur që me VV-në në koalicion nuk mund të bëjmë këtë vend më mirë. 2 vjet që jemi nën sanksione të BE-së, dallimet në qeverisje i kemi jashtëzakonisht të mëdhaja. Përgjigjja jonë është e prerë JO, jemi të interesuar që VV-në me dërguar në opozitë. Me VV s’mundesh as mi rritë pagat, as pensionet as s’mundesh me i hjek sanksionet, qysh me qeverisë me ta?’’, ka thënë ai.