Opinione

A duhet Lumiri të përgjigjet në mënyrë (i)racionale ndaj letrës publike të Kurtit!?

Ja një përgjigje hipotetike e (Kryetarit Lumir Abdixhikut) LDK-së ndaj ftesës publike (Kryetarit Albin Kurtit) të VV-sjes , për mendimin tim, në rast sa ka interesime për ruajtjen e substancës dhe interesit të shtetit të Kosovës, po edhe rrezikut që është duke e kërcënuar si sigurinë dhe stabilitetin e vendit e të rajonit, do duhej me qetësi e elokuencë të ndërthurej në tri rrafshe interesash; atë të interesit shtetëror, atë diplomatik (të /mirë/ besimit) dhe atë politik.
1. Rrafshi i interesit shtetëror:
Duke qenë të vetëdijshëm se Kosova në këto momente historike po kalon përmes një kalvari situatash të pa qarta dhe të pasigurta, si në sfondin e brendshëm ashtu edhe atë rajonal dhe me qëllim të ruajtjes së sigurisë dhe stabilitetit institucional, LDK-ja në përgjigjen e saj do duhej të reflektonte vullnet të pa kushtëzuar për një zgjidhje kompromisi për ta shmangur bllokimin e procesit të formimit të institucioneve të Kuvendit dhe për të garantuar një bashkëqeverisje funksionale. Jam i bindur që me një qasje të këtillë bashkëpunuese, ku imperativ nuk janë më kapricet, e as smira e inati kanunor, LDK-ja: 1. do i zbuste, stigmatizimet dhe paragjykimet e mëhershme, që pa asnjë dyshim e quan në rënien e saj drastike; 2. Do dërgonte mesazhin e qartë në publik, se edhe më tej mbetet një subjekt puro institucionalist (që aq shumë është “promovuar” në gjitha zgjedhjet) dhe një “gardian” i vërtetë i kushtetutshmërisë dhe sundimit të ligjit; 3) do e ruante substancën elektorale, të cilën e riktheu me zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.
2. Rrafshi (diplomatik) i ndërtimit të (mirë) besimit:
Ldk-ja, në këtë rrafsh, do fitonte shumë në sferën e etikës institucionale dhe në moralin e ri politik, që u vërejt edhe në fushatën elektorale. Përpjekja e saj për një moral e etikë të re substanciale, me letrën që do ia kthej Albin Kurtit, ka shanse reale ta “promovoj” idenë dhe konceptin e ri të dialogimit dhe marrëveshjeve te mundshme politike, gjë që gjatë gjithë këtyre tre muajve ishte ai “fajtori” kryesor i bllokadës dhe ngërçit të panevojshëm, shmangien e përplasjes së drejtpërdrejtë. Gatishmëria e saj për të kuptuar rëndësinë dhe peshën e dialogut, por, njëkohësisht duke i vendosur edhe limitet apo kufij qasjes së njëanshme, do e bënte me te shëndetshme edhe ne sytë e publikut qe ka vetëdije shtet formuese. LDK-ja, pra po ashtu përmes përgjigjes eventuale (sepse, ende nuk e dimë nëse do ketë përgjigje!?) do të mund ta zhvendoste komunikim ndërpartiak nga forma publike në një platformë të qartë negociuese…
3. Rrafshi politik: pavarësi dhe kushtëzim:
Ldk-ja, në rrafshin politik, me një përgjigje racionale dhe argumentuese, por edhe e gatshme për të negociuar tejkalimin e bllokadës absurde, do e ruante e padyshim edhe do mbronte “peshën specifike” të fituar me mund e elokuencë institucionale, si për pavarësinë e vetë politike, ashtu edhe interesin shtetërorë të Kosovës, ku ajo ishte hisedare e pa kontestueshme e procesit të sendërtimit te Kosoves. Nuk mendoj që Ldk-ja e sotme me këtë lidership të ri do duhej në ftesën e Kurtit të përgjigjej me “odisejadat” e përbuzjeve, denigrimeve dhe stigmatizimeve që ndodhën në të kaluarën, po që u ri përsëritën (pa)qëllimshëm edhe në fushatën e fundit. Thënë më troç; LDK-ja, si partia me një histori të bujshme dhe gurëvënëse e themeleve të shteti të sotëm të Kosovës, do duhet të dëshmoj lidership të gatshëm që ta vazhdoj pjesëmarrjen e saj aktive në finalizimin e procesit të sendërtimit, në këto orë të liga jo vetëm për Kosovën, po edhe gjithë kombin shqiptar;
P.S. Ldk-ja, për gjykimin dhe bindjen time sociologjike do duhej të ofroj; Një përgjigje të mençur dhe tejet racionale, por, që njëkohësisht shprehë edhe një gatishmëri për të bashkëpunuar për interesin e shtetit dhe të kombit. E gjithë kjo përgjigje, nuk mendoj se do duhej të ishte pompoze, e as e natyrës së një spektaklit mediatik, por e një dialogut urtak të heshtur institucional e dobiprurës për te gjithë…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button