Lajme

Serbi nga Zveçani i bashkohet ushtrisë ruse në Ukrainë: Poston foto të armatosur në rrjetet sociale

Një shtetas serb nga komuna e Zveçanit, Nemanja Milkovi është identifikuar si një nga luftëtarët vullnetarë që po marrin pjesë në luftën në Ukrainë, duke luftuar përkrah forcave ruse.

30-vjeçari Milkoviq jeton prej më shumë se pesë vitesh në Rusi dhe aktualisht është pjesëtar aktiv i formacioneve ushtarake të njohura si “Z”, të lidhura me operacionet e Moskës në territorin ukrainas. Ai banon në rrethinat e qytetit Sochi, së bashku me bashkëshorten dhe fëmijën.

Përmes rrjeteve sociale, konkretisht në profilin e tij në Instagram, ai ka publikuar imazhe të ndryshme ku shfaqet i armatosur dhe i veshur me uniformë ushtarake, duke konfirmuar kështu përfshirjen e tij në linjat e frontit.

Burime ndërkombëtare të sigurisë kanë bërë të ditur se ky nuk është një rast i izoluar, pasi shtetas nga Ballkani kanë qenë të përfshirë edhe më parë në konflikte të huaja. Ky fenomen mbetet një çështje e ndjeshme për autoritetet e sigurisë në rajon, pasi pjesëmarrja në luftëra të jashtme është e ndaluar me ligj si në Kosovë, ashtu edhe në Serbi.

Në këtë drejtim, shërbimet përkatëse janë duke monitoruar dhe hetuar çdo përfshirje të mundshme për të parandaluar rekrutimet dhe ndikimet e huaja në konfliktet ndërkombëtare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button