Lajme
Arrestohet kandidati për deputet në Shqipëri, u kap me kokainë

Kandidati për deputet të Parlamentit të Shqipërisë nga radhët e koalicionit “Shqipëria Bëhet”, Ergys Isufi, është arrestuar pasditen e së mërkurën nga Policia e Shtetit.
Isufi është arrestuar pasi që policia i ka gjetur atij një sasi droge, që dyshohet të jetë e llojit kokainë.
Siç raportohet nga mediat shqiptare, Isufi kishte tentuar fillimisht të largohej nga policia për i njëjti ishte neutralizuar nga forcat e rendit.
Momentalisht raportohet se policia është duke bastisur shtëpinë e tij në Sarandë.