Lajme

VV vazhdon të merret me “Qeverinë Tranzitore”, Murati gjen shpjegime në Chat GPT

Ministri në dorëheqje i Financave, Hekuran Murati, po e mban frontin e Lëvizjes Vetëvendosje për të dhënë interpretime kushtetuese rreth situatave që po krijohen në Kuvend, pas bllokadës disa javëshe dhe dështimit të partisë së tij për të zgjedhur kyretare e Kuvendit. Murati sot, me ndihmën e një programi të inteligjencës artificiale “CHAT GPT” i ka bërë edhe një “analizë” propozimit të Lumir Abdixhikut për “Qeveri tranzicionale”.

Sipas ministrit Murati, një propozim i tillë është i rrezikshëm, sepse e kthen Kosovën në kohën e UNMIK-ut.

“Propozimi i Lumir Abdixhikut për një qeveri të tillë për Kosovën është skandaloz, dhe do të ishte mesazhi më i keq që do të mund t’i dërgohej bashkësisë ndërkombëtare.Republika e Kosovës ka Qeveri në detyrë, e cila ushtron funksionin kushtetues deri në zgjedhjen e qeverisë së re. Nuk ka nevojë për eksperimente që na kthejnë në kohën e UNMIK-ut”, ka shkruar Murati.

Sipas tij, Kosovës po i mungon një Kuvend i konstituuar, meqë opozita e ka bllokuar procesin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button