Vetëvendosja i referohet Pecit me dy poste, ministër dhe deputet – reagon Bajrami: Është kundër Kushtetutës

Lëvizja Vetëvendosje po provon ta normalizoj shkeljen e Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi, duke iu referuar deputetëve të vet, ish-ministra si ‘ministri dhe deputeti’…
Në një postim në Facebook, Vetëvendosje iu referua Faton Pecit, me dy poste: ekzekutiv dhe legjislativ – kjo është antikushtetuese.
“Deklarimi i ministrit, deputetit, Faton Peci”, ka shkruar Vetëvendosja.

Është krejt e thjeshtë, Kushtetuta Kosovës (Neni 72) – e ndalon bartjen e dy pushteteve: atë legjislativ dhe ekzekutiv në të njëjtën kohë. Tjetra, s’mund të jesh edhe ministër që i përgjigjesh Kuvendit, edhe deputet që i kërkon llogari ministrit. Sepse i bie se do t’i përgjigjeshe vetës.

Deputetja e LDK-së dhe nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, e cila tha se kjo parti po shkon “Versus” (kundër) Kushtetutës së Kosovës.
“LVV versus Kushtetutës së Republikës së Kosovës. PS. Unë besoj në Prokurorinë e Shtetit”, shkroi Bajrami.
Ditë më parë LDK dërgoi 17 kallëzime penale kundër Albin Kurtit dhe ministrave të tij të zgjedhur deputetë – të cilët që nga 27 marsi, ani pse janë certifikuar si deputetë nga KQZ, vazhdojnë të ushtrojnë edhe postet ministrore.