Lajme

Kosova jashtë agjendës së Këshillit të Evropës edhe sivjet, Musliu-Shoshi: Edhe një tjetër dështim i MPJD-së dhe Qeverisë Kurti

Pasi përfundimisht Kosova mbeti edhe sivjet jashtë agjendës së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, deputetja e Partisë Demomkratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi reago duke vlerësuar për “një dështim tjetër” të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Qeverisë së Albin Kurtit.

“Përderisa shtetet e rajonit avancojnë në proceset euroatlantike, Kosova mbetet peng i paaftësisë institucionale dhe bllokadave të brendshme politike. LVV, me qëndrimin e saj për bllokim të zgjedhjes së institucioneve të reja, po kontribuon drejtpërdrejt në këtë dështim të radhës dhe në stagnimin e vendit”, shkri ajo në një reagim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button