Sport

Pas titullit të kampionit, tifozët e Bazelit brohorasin emrin e Shaqirit – PAMJE

Bazeli ka arritur të rikthehet në majën e futbollit zviceran, duke siguruar titullin e kampionit pas shtatë vitesh pritjeje. Ky ishte titulli i 21-të në historinë e klubit, ndërsa ky sukses ka një emër të lidhur ngushtë me të: Xherdan Shaqiri.

Me një paraqitje të shkëlqyer gjatë sezonit, Shaqiri ka shënuar 18 gola dhe ka kontribuar me 20 asiste, duke luajtur një rol kyç në këtë fitore.

Festimet kanë qenë të jashtëzakonshme, me tifozët që nuk kanë nguruar të brohorasin emrin e tij dhe të festojnë këtë moment historik për klubin (VIDEO).

Në një intervistë për 20min.ch, Shaqiri ka ndarë emocionet e tij për titullin e kampionit, duke theksuar se kjo është arsyeja e kthimit të tij te Bazeli.

Ai ka shpjeguar se ka ardhur me synime të qarta dhe ambicie të larta, duke theksuar se rikthimi ishte një mundësi për të fituar më shumë trofe.

“Ky është shkaku që u ktheva. Erdha me synime të qarta dhe ambicie të mëdha. Kur e lashë Bazelin, klubi gjithmonë ka luftuar për tituj, por nuk e kisha menduar që do ta arrinim në vitin e parë. Tani që e kemi bërë, gjithçka duket më e bukur. Kemi ende mundësinë për të fituar dy trofe,” ka shtuar ai.

Përveç titullit të kampionit, Bazeli ka tri ndeshje të mbetura, me finalen e Kupës së Zvicrës që do të zhvillohet më 1 qershor kundër FC Biel.

VIDEO

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button