Imami i Junikut e gjen një kuletë me 1300 euro, e dorëzon në polici – paratë i kthehen pronarit

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se Imer Krasniqi Imam nga Juniku kishte dorëzuar më 8 maj një portofol në stacion të policisë në Junik.
Në njoftim thuhet se në portofol ishin rreth 1 mijë e 300 euro dhe dokumente personale.
“Me datë 08. 05. 2025, në Stacionin Policor Junik, qytetari Imer Krasniqi Imam nga Juniku, kishte sjellë një kuletë të cilën e kishte gjetur në qytetin e Junikut, në kulet kishte të holla në shumë prej njëmijë e treqind (1300) euro dhe dokumente personale.
Policia ka identifikua dhe ka kontaktuar personin të cilit i kishte humbur kuleta. I njëjti është ftuar në Stacionin Policor Junik, të cilit nga zyrtaret Policor ju ka kthyer kuleta s’bashkua me të holla dhe dokumente personale.
Policia e Kosovës, e falënderon qytetarin Imer Krasniqi për veprimin dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare”, tha Policia.