Akuzat për vjedhjen e zgjedhjeve, Berisha niset për në Bruksel

Sali Berisha do të udhëtojë të enjten drejt Brukselit një ditë para protestës së paralajmëruar për të kundërshtuar rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit.
A2 CNN raporton se udhëtimi do të jetë brenda ditës, pasi të premten do të jetë udhëheqës i protestës në orën 17:00.
Kryetari i PD do të marrë zyrtarisht pjesë në samitin e IDU – Bashkimit Demokratik Ndërkombëtar – një organizatë e partive të djathta dhe të qendrës së djathtë nga e gjithë bota , por agjenda e tij e plotë nuk është bërë ende publike.
Protesta është thërritur në të njëjtën ditë kur në Tiranë do të zhvillohet Samiti i Komunitetit Politik Europian dhe liderët e të gjithë shteteve të BE, ai i Mbretërisë së Bashkuar dhe vendeve kandidate do të jenë në Sheshin Skënderbej ku edhe do të zhvillohet samiti.