Lajme

Takimi me liderët e partive, Osmani: Ky është veç fillimi, shpresoj që secili do të angazhohet për interesin e vendit

Presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar se do të vazhdojë takimet me liderët e partive politike edhe pas datës 15 maj, për të zhbllokuar situatën politike dhe për të siguruar stabilitetin institucional.

Ajo ka theksuar se është e domosdoshme që të gjithë të vendosin interesin shtetëror mbi çdo gjë tjetër, pasi moskonstituimi i Kuvendit rrezikon funksionimin e institucioneve kushtetuese të Kosovës.

“Ky është vetëm fillimi i një serie takimesh. Ne do të vazhdojmë diskutimet, varësisht nga zhvillimet e ditëve në vijim. Kjo mund të ndodhë në formatin e takimeve të deritanishme, apo në formate të tjera, përfshirë takime një nga një me liderët e partive”, ka thënë Osmani.

Ajo ka shtuar se është në zbatim të rolit të saj kushtetues dhe ka bërë thirrje që secili lider të angazhohet për të mirën e vendit.

“Shpresoj që secili do të angazhohet duke vënë si parësor interesin e vendit”, ka përfunduar presidentja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button