Lajme

Arsyetohet Rizvanolli: Ligji për energji elektrike është miratuar në kohën e Mustafës, para gati 10 vitesh

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka reaguar pas kritikave lidhur me liberalizimin e tregut të energjisë elektrike, duke theksuar se baza ligjore për këtë proces është vendosur afro një dekadë më parë.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka publikuar vendimin për miratimin e projektligjit për energjinë në kohën kur Isa Mustafa ishte kryeministër.

“Ligji që parasheh liberalizimin e tregut, zbatimi i të cilit po kundërshtohet sot, është miratuar nga Qeveria Mustafa para gati 10 vitesh”, ka shkruar Rizvanolli.

Sipas vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), duke nisur nga 1 qershori, të gjitha kompanitë që kanë më shumë se 50 punëtorë apo qarkullim mbi 10 milionë euro, do të obligohen të operojnë në tregun e lirë të energjisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button