Lajme
Kjo është gruaja më e votuar në Shqipëri

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, është shpallur gruaja më e votuar në shkallë vendi në zgjedhjet parlamentare të 11 majit në Shqipëri.
Ajo ka siguruar 18,850 vota preferenciale nga qytetarët.
Me këtë rezultat, Tabaku renditet e treta në listën kombëtare të kandidatëve më të votuar në të gjitha partitë politike.