Lajme

Kërcënimet ndaj presidentes Osmani, reagon ambasadori britanik: Heshtja nuk është opsion

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka reaguar pas kërcënimeve të fundit që ka pranuar presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, duke shprehur shqetësimin për gjuhën e urrejtjes që po drejtohet ndaj grave në pozita udhëheqëse.

Në një postim në platformën X, diplomati britanik ka theksuar rëndësinë e reagimit të shpejtë dhe të vendosur ndaj çdo forme të dhunës me bazë gjinore, përfshirë edhe atë që ndodh në hapësirën digjitale.

“Jam thellësisht i shqetësuar nga kërcënimet e fundit dhe vala në rritje e gjuhës së urrejtjes që po drejtohet ndaj grave, veçanërisht ndaj atyre në role udhëheqëse. Dhuna me bazë gjinore – përfshirë atë në internet – nuk ka vend në shoqërinë tonë.”, ka shkruar Hargreaves.

Ai ka shprehur mbështetje të plotë për qëndrimin e Grupit për Siguri dhe Barazi Gjinore, duke shtuar se në raste të tilla kërkohet veprim dhe jo heshtje.

“Ne qëndrojmë në krah të Grupit për Siguri dhe Barazi Gjinore dhe e mbështesim plotësisht deklaratën e tyre të përbashkët. Në kohë si këto, heshtja nuk është një opsion. Ne zgjedhim solidaritetin”, ka përfunduar ambasadori britanik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button