Lajme

Parashikimi i motit për ditët në vijim, temperaturat në rritje

Ditën e shtunë do të mbretëroj mot kryesisht me diell, e paksa më i ngrohtë në aspektin termik, megjithëse frynë erëra veriore mesatare 4-9m/s.

Orëve të pasdites zhvillohen vransira të pakta lokale. Temperaturat minimale zbresin në 6C e 9C, derisa ato maksimale shënojnë rritje deri në 22C e 25C.

Ditëve të para të qershorit, me fillimin e verës meteorologjike, po parashihet të mbretëroj mot stabil, kryesisht me diell dhe me temperatura në rritje graduale deri në 31C e 32C ditën e mërkurë.

Minimalet gjithashtu shënojnë rritje deri në 13C e 16C.

Orëve të pasdites mund të priten zhvillime të vransirave të pakta lokale, por se gjasat për të reshura do të jenë të ulëta. Frynë erë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga jugu e jugperëndimi 3-8m/s.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button