Lajme
A do ta votojë Lista Serbe Qeverinë Kurti 3? – flet analisti Janjiq

Kosova dje nuk arriti të konstituojë Kuvendin, ndërkohë, Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka thënë se ekziston mundësia e rrezikshme që disa deputetë të Listës Serbe mund të votojnë për formimin e Qeverisë Kurti 3.
Lidhur me këtë, ka folur analisti serb, Dushan Janjiq, i cili është skeptik ndaj një skenari të tillë.
“Nëse dikush i beson këtij kryeministri që mund të kthejë sovranitetin e Serbisë mbi veriun e Kosovës, të gjitha përgëzimet, por me siguri nuk janë këta njerëz nga Lista Serbe”.
Ata kanë qenë faktikisht edhe personat që janë larguar nga institucionet dhe ia kanë dorëzuar institucionet në kontroll të plotë Qeverisë së Kosovës”, ka deklaruar Dushan Janjiq.