Lajme

AAK-ja do të shkojë në seancën tjetër konstituive të Kuvendit

Deputetja e zgjedhur e Aleancës për Ardhmërimë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka bërë ditur se do të shkojnë në mbledhje të Kuvendit të Kosovës nëse do të thirret seancë në afatin e 48-orëve për konstituimin e Kuvendit të Kosovs, të legjislaturës së nëntë.

Ajo është përgjigjur për këtë çështje, duke mos dhënë më shumë ndonjë detaj tjetër.

“Po do të jemi prezent”, ka thënë Kadrijaj.

Deri tani është deklaruar edhe Lidhja Demokratike e Kosovës, për mbajtjen e seancës konstituive, kryetar i këtij subjekti, Lumir Abdixhiku, deklaroi se nesër, nga ora 10:00, siç e parasheh Rregullorja e Kuvendit të Kosovës, deputetët e LDK-së do të jenë prezent në seancën që duhet të ndodhë, sipas tij.

Për mbajtjen e seancës në fjalë, Avni Dehari, kryesuesi i asaj seance, i ka dërguar letër presidentes Vjosa Osmani një letrën që e ka siguruar Klankosova.tv, ku kërkohen sugjerime për opsionet e mundshme përpara.

Presidentja ia ktheu këtë letër duke thënë: “Rrjedhimisht, gjithashtu ju rikujtoj se fryma e Kushtetutës, praktika gjyqësore e Gjykatës Kushtetuese dhe Rregullorja e Kuvendit të Kosovës, ju obligon që seancën konstituive ta vazhdoni jo më vonë se brenda dyzet e tetë (48) orëve nga ndërprerja e saj. Andaj, ju ftoj që në përputhje me autorizimet tuaja si Kryesues i seancës konstituive të Legjislaturës së Nëntë të Kuvendit, efektive që nga data 8 prill 2025, ta realizoni seancën konstituive në përputhje me parimet kushtetuese të përmendura më lart, Rregulloren e Kuvendit si dhe legjislacionin në fuqi”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button