Lajme

Abdixhiku: Bashkëpunimi me VV-në i pamundur, propozojmë qeveri u

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, është deklaruar pas letrës që i dërgoi kryeministri Albin Kurti me ftesën për koalicion qeverisës.

“E kam vlerësuar të pamundur bashkëpunimin me Lëvizjen Vetëvendosje,” u shpreh Abdixhiku para mediave.

Ai ka theksuar se për të dalë nga bllokada aktuale politike, LDK-ja propozon nisjen e një procesi të ri politik, fillimisht me takime konstative mes të gjitha partive shqiptare në vend.

“LDK-ja kërkon unitet të gjithë shqiptarëve dhe një qeveri me kryeministër dhe kabinet unifikues”, ka theksuar Abdixhiku.

Ai ka potencuar se nuk sheh arsye për t’u takuar me Kurtin, pasi që, sipas tij, qëndrimi i LDK-së tashmë i është përcjellë përmes një letre.

Por, kreu i LDK-së ka thënë se është i gatshëm për takime me liderë partiakë në momentin e parë që ata duan.

“Le të nisim një proces që nis zhbllokimin e procesit brenda një afati të shkurtër. Duhet një kryeministër unifikues, me një kabinet ministrash unifikues”, ka thënë Abdixhiku.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button