Lajme

Abdixhiku: LDK do të votojë kundër Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka deklaruar se partia e tij nuk do ta mbështesë kandidaturën e deputetes Albulena Haxhiu të Vetëvendosjes për pozitën e Kryetares së Kuvendit.

Ai e ka përsëritur qëndrimin e tij se do të votojnë kundër, ashtu siç kanë vepruar edhe në të kaluarën.

“Kam dëgjuar që partitë tjera kanë gatishmëri për të votuar kandidatë tjerë, ndoshta dhe duhet gjetur gjuhën e kompromisit me ato parti që kanë gatishmëri. LDK do të vazhdojë të votojë njëjtë sikur herët e kaluara sepse nuk ndajmë bindjet e njëjta me partinë e parë. Për të gjitha tjerat më pas është në duart e partisë në pushtet”, tha ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button