LajmeZgjedhjet 2025

Abdixhiku me mesazh për të papërcaktuarit më 9 shkurt: Shiheni LDK-në përtej vijave partiake

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës Lumir Abdixhiku, ka shpërndarë një video-mesazh, për siç ka thënë ai, grupin e njerëzve të papërcaktuar në votimin e zgjedhjeve të 9 shkurtit, raporton Ekonomia Online.

Abdixhiku u ka bërë thirrje që ta shohin LDK përtej vijave partiake.

‘’Po ju flas si Lumir, jo vetëm si kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës. T’ju tregoj për fushatën time, për projektet tona, për atë se çfarë përfaqësojnë. Kam refuzuar të bëj fushatë negative. Kam refuzuar të ndaj, të përçaj, të ftoj qytetarëve ndarje e urrejtje. Në vend të saj, kam folur për projekte konkrete. Kam folur për pesë miliardë euro investime që do t’i bëjmë për katër vjet. Kam prezantuar projektin e spitalit të ri, që do të bëhet këtu në Prishtinë. Kam prezantuar projektin e kompleksit sportiv. Kam folur për parkun teknologjik, ku do të punësohen tridhjetë e pesë mijë të rinj të Kosovës’’, ka thënë Abdixhiku.

Abdixhiku tutje ka lutur ata që ta shohin përtej vijave partiake.

‘’Ndryshimi i vërtetë jeni ju. Me ju bashkë Republika e Kosovës bëhet siç e kemi ëndërruar gjithherë’’, tha ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button