Lajme

Abrashi kritikon presidenten Osmani: Nuk dha zgjidhje për problemin që ia adresoi kryesuesi

Artan Abrashi nga Lëvizja Vetëvendosje, ka hedhur kritika ndaj presidentes Osmani, pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit.

Ai tha se Osmani nuk dha zgjidhje se si të dilet nga problemi që e adresoi kryesuesi Avni Dehari.

“Në mbledhjen e 15 prillit, kryesuesi i Kuvendit duke e pa këtë situatë me plotë të drejtë iu adresua presidentes së shtetit në lidhje me atë se si të dalim dhe veprojmë tash e tutje, sepse është një rast i paprecedentë. Në vend se presidentja të jap një drejtim ose udhëzim se si të dilet ajo konstaton vetëm nevojën për të debllokuar institucionet. Ajo foli me termat e një autoriteti të Kushtetutës por nuk dha zgjidhje për problemin që adresoi kryesuesi i Kuvendit”, tha Abrashi.

Mes tjerash, Abrashi theksoi se ky zhvillim ka shkaktuar një situatë që kërkon diskutime të thella për të gjetur një zgjidhje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button