Lajme

Aksident trafiku në rrugën Prishtinë – Podujevë, lëndohen dy persona

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 12:00 në rrugën Prishtinë-Podujevë, ku janë përfshirë dy vetura.

Si pasojë e aksidentit, dy persona kanë mbetur të lënduar.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 12:00, në rrugën Prishtinë-Podujevë ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë, dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, tha Ahmeti.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e aksidentit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button