Lajme

“Albin pak ma gjatë ke shkru për Oliver Ivanoviqin”

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Gazmend Syla, ka thënë se kryeministri Kurti më gjatë ka shkruar kur ka vdekur Oliver Ivanoviq, sesa për Haxhi Thaçin.

Këtë, Syla e ka quajtur turp.

“Albin pak ma gjatë ke shkru për Oliver Ivanoviqin. Turp”, ka shkruar ai.

Theksojmë se Kurti përveç shkrimeve, e pati përkujtuar edhe me video Oliver Ivanoviqin, në pesë vjetorin e vrasjes së tij.

“Do të dëshiroja që kujtimi i tij të mbetet i gjallë, kujtimi i tij si një njeri që punoi për një të ardhme të qëndrueshme dhe për një Kosovë shumë etnike”, thoshte mes tjerash ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button