Lajme
AP e NATO’s në Dayton të SHBA, flamuri i Kosovës përkrah atyre të shteteve tjera

Asambleja Parlamentare e NATO-s është në qendër të Dejtonit për sesionin e saj pranveror.
Nga Kosova për këtë ngjarje ka shkuar presidentja Vjosa Osmani.
Ndërkaq, nga Serbia ka shkuar ministri i Jashtëm, Marko Gjuriq.
Të premten, në ditën e dytë të ngjarjeve, Asambleja ndër ngjarje të tjera mbajti ceremoninë e hapjes.
Aty u vendosën flamujt e vendeve pjesëmarrëse, ndër të cilët shihet ai i Kosovës dhe i Serbisë.