Lajme
Arrestohet një person, dyshohet për mashtrim në një tender publik në vlerë 400 mijë euro

Një person është arrestuar sot nga Policia e Kosovës nën dyshimin se ka manipuluar me dokumente zyrtare gjatë një procesi prokurimi publik, me qëllim përfitimi financiar të paligjshëm.
Sipas hetimeve të zhvilluara nga Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Gjilan, i dyshuari, në cilësinë e përfaqësuesit të autorizuar të një operatori ekonomik, ka dorëzuar dokumente të dyshuara si të rreme apo të falsifikuara për të përmbushur kriteret e një tenderi publik me vlerë prej 400 mijë eurosh.