Avionët luftarakë britanikë përgjojnë dy avionë rusë pranë hapësirës ajrore të NATO-s

Avionët ushtarakë të Mbretërisë së Bashkuar janë angazhuar këtë javë në dy operacione përgjuese ndaj avionëve rusë që u afruan pranë hapësirës ajrore të NATO-s.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Britanisë, incidenti i parë ndodhi të martën, kur dy avionë Typhoon të Forcave Ajrore Mbretërore (RAF) u ngritën nga Baza Ajrore Malbork në Poloni për të përgjuar një avion rus zbulues mbi Detin Baltik.
Ndërkohë, të enjten, një tjetër mision i ngjashëm u krye kur një avion i panjohur që po largohej nga rajoni i Kaliningradit u përgjuar nga dy Typhoon të tjerë britanikë.
Ministri britanik i Forcave të Armatosura, Luke Pollard, deklaroi se këto misione janë dëshmi e gatishmërisë dhe efikasitetit të aleancës.
“Ky mision tregon aftësinë tonë për të… mbrojtur hapësirën ajrore të aleancës kudo dhe kurdo që të jetë e nevojshme, duke na mbajtur të sigurt në shtëpi dhe të fortë jashtë saj”.