Avokati Bajraktari i reagon kryetares së Speciales

Avokati Ardian Bajraktari i ka reaguar kryetares se Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova. Bajraktari ka shkruar se procesi gjyqësor, ndaj ish krerëve të UÇK’së, pavarësisht ku mbahet, duhet me qenë i drejtë.
“Përgjegjësja, ndër më të mëdhatë për lejimin e stërkeqjes së procesit gjyqësor ndaj ish krerëve të UÇK-së, paska dhënë aludime të natyrës paragjykuese se çka do të ndodhte nëse ky proces do të zhvillohej në Kosovë. Zonjës së nderuar do bërë me dije se liria e tubimit është e garantuar dhe se transparenca e procesit gjyqësor është rregull, po ashtu barazia e palëve është ndër kushtet themelore për një proces të drejtë sipas ligjit, e këto parime nuk janë marrë në konsideratë, për çka e bëjnë përgjegjëse për lejimin e shkeljeve të shumta përgjatë pesë vjetëve të këtij procesi”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Procesi gjyqësor, pavarësisht ku mbahet, duhet me qenë i drejtë
Përgjegjësja, ndër më të mëdhatë për lejimin e stërkeqjes së procesit gjyqësor ndaj ish krerëve të UÇK-së, paska dhënë aludime të natyrës paragjykuese se çka do të ndodhte nëse ky proces do të zhvillohej në Kosovë.
Zonjës së nderuar do bërë me dije se liria e tubimit është e garantuar dhe se transparenca e procesit gjyqësor është rregull, po ashtu barazia e palëve është ndër kushtet themelore për një proces të drejtë sipas ligjit, e këto parime nuk janë marrë në konsideratë, për çka e bëjnë përgjegjëse për lejimin e shkeljeve të shumta përgjatë pesë vjetëve të këtij procesi.
Procesi gjyqësor, pavarësisht ku mbahet, duhet me qenë i drejtë.
Reagimet ndaj padrejtësive, janë thirrje për reflektim, janë thirrje për drejtësi!