Lajme

Avokati i njërit nga të dyshuarit për vrasjen e rreshterit Lika: Klienti im ka alibi, thotë se ka qenë me të fejuarën

Avokati i Rilind Muratit, Musa Kongjeli, pas seancës në Gjykatën Themelore në Ferizaj është deklaruar për media.

“Sipas Prokurorisë ata dyshohet se ata kanë kryer veprën penale “Vrasje e rëndë” në bashkëkryerje. Prokuroria deri tani me provat që ka siguruar deri tash, kuptohet që Policia përmes autorizimit të prokurorisë, është bazuar në provat materiale kështu që është në hetim e sipër, është duke u bërë grumbullimi i provave tjera”, tha ai.

“Unë si mbrojtës i Rilindit duke u bazuar në ato prova që i kemi deri tani, konsiderojmë klienti im nuk është i përfshirë në këtë vepër penale kështu që prokuroria pretendon se ai ka qenë një nga anëtarët e grupit që në bashkëpunim me anëtarët tjerë kanë planifikuar dhe kanë përgatitur veprën penale”, shtoi ai.

“Klienti im kategorikisht e refuzon që ka qenë i involvuar në çfarëdo forme. Ai e përdor si alibi thotë se prej orës 10 në mbrëmjë deri në orën 3 të mëngjesit ka qenë me të fejuarën e tij, me të cilën ka martesë te hoxha, dhe thotë se s’ka të bëjë me të.”

“Ai e përmend njërin nga ta që është shoqëruar aty, Vatan…”, tha ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button