Lajme

“Bashkatdhetarët po kthehen apo po ikin?” – 8 mijë kërkesa për viza gjermane brenda 13 ditësh

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se bashkatdhetarët po kthehen nga Gjermania dhe se ekonomia gjermane po përballet me recesion.

Por ambasada gjermane ka dhënë një tjetër pasqyrë të situatës, njofton Klankosova.tv.

Ajo ka bërë të ditur se ka pezulluar dhënien e vizave të punës deri në vitin 2026, pasi vetëm brenda 13 ditësh ka pranuar 8 mijë kërkesa, duke përmbushur kështu të gjitha kuotat e lejuara.

Kjo tregon se interesi i kosovarëve për të emigruar në Gjermani mbetet i lartë, pavarësisht narrativës për kthimin e tyre në Kosovë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button