Lajme
Beqiri kujton Ibrahim Rugovën: Koha po tregon se vizioni i tij është ideali për Kosovën

Kandidati për deputet nga LDK-ja, Ismet Beqiri ka kujtuar presidentin historik, Ibrahim Rugova në 19-vjetorin e vdekjes.
Beqiri ka thënë se sa kalojnë vitet, mungesa e Rugovës bëhet gjithmonë e më e dukshme.
”Mençuria, vizioni, guximi, urtësia dhe largpamësia e tij po i mungon dhe do i mungojnë Kosovës përherë. Koha po tregon se vizioni i tij është ideali për Kosovën.”, ka shkruar ai në facebook.