Berisha: Prokuroria e Gjykatës Speciale po bënë eksperiment me ish-luftëtarët e UÇK-së

Ish-eprori i UÇK-së, Zafir Berisha, ka vazhduar kritikat ndaj Gjykatës Speciale.
Pas raportimi të gazetës me titullin “Veseli, Krasniqi e Selimi kërkojnë lirim të përkohshëm, Prokurorisë së Hagës i kujtohet të dorëzojë përgjime të reja”, Berisha ka reaguar ashpër.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Prokuroria e Gjykatës Speciale po bënë eksperiment me ish luftëtarët e UÇK-së.
“Gjykata Speciale e Hagës përmes prokurorisë së saj, po bënë eksperement me ish luftëtarët e UÇK-së, duke i arsyetuar veprimet jo njerzore dhe fashiste, gjoja me përgjime të reja mbrenda burgut, edhe pse prokuroria e ka perfundu atë që ka pasë me thën me akuzën e e sajuar nga Serbia, Rusia dhe argatët e tyre në Kosovë. Kjo tallje në Hagë me krerët e UÇK-së, për fatin e keq, po bije në vesh të shurdhur të institucioneve të shtetit, shtet i cilë është bë falë luftës së UÇK-së”, ka shkruar Berisha.