Lajme

Blerim Avdiu dënohet më gjashtë muaj burgim efektiv për kanosje ndaj ministrit Peci

Blerim Avdiu shpallet fajtor dhe dënohet me burgim efektiv me kohëzgjatje prej gjashtë muaj për kanosjen e ministrit në detyrë, Faton Peci, përmes mesazheve në rrjetin social Facebook.

Para dy dite është mbajte senca e shqyrtimit fillestar në Gjykatën e Prishtinës, lidhur me rastin e kanosjes së ministrit në dorëheqje, Faton Pecit.

E gjatë ditës së sotme Avdiu është shpallur fajorë dhe është dënuar me burgim efektiv prej gjashtë muaj për kanosie ndaj ministrit në detyrë Faton Peci.

I pandehuri Blerim Avdiu po akuzohet se në mars të këtij viti, përmes rrjetit social Facebook, me dashje, e ka “kanosur seriozisht” të dëmtuarin Faton Peci – duke i dërguar mesazh me fjalë fyese dhe kanosëse

Dosja e plotë:

Sipas Aktakuzës, më 26.03.2025, Blerim Avdiu po akuzohet se më 02.03.2025, me rastin e një postimi të një foto-storie në Facebook, nga i dëmtuari Faton Peci si Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, me dashje, e ka kanosur seriozisht të dëmtuarin duke i dërguar mesazh me fjalë fyese dhe kanosëse, si: “kryekriminel ti q**** edhe ata të vdekurit une kam me të vra jo tjetër kush, kryekriminel ti gjall e unë gjall nuk kemi me jetu njo pot tham qat dit se te mrri ne ks asjani nuk këna me kan ket jet o bir sh**** o bir sh**** ta dish edhe vorrin e nanes, Kryeminel mos harro me 28 maj jam ne kufi veq me ardh me të v** ty kame ardh dije mirë”, me ç’rast tek i dëmtuari ka shkaktuar ndjenjën e frikës dhe ankthit për jetë.

Me këtë i pandehuri Blerim Avdiu po akuzohet se ka kryer veprën penale “kanosja”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button