Lajme

Cilat çmime u ngritën në tre muajt e parë të këtij viti? Këto janë statistikat

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikoi indeksin e çmimeve të importit për
tremujorin e parë të këtij viti.

Ngritje më të mëdha të çmimeve sipas sektorëve ishin te: shtazët e gjalla, produktet e shtazëve

6,8%, produktet bimore 2,7%, lëkura dhe artikujt e saj 1,6%, produktet minerale 0,7%, artikujt

e gurit, llaçit, produktet e qeramikës dhe të qelqit 0,6%, pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike

0,3%, plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre 0,2%.

Ngritja e çmimeve u neutralizua kryesisht nga rënia e çmimeve sipas sektorit te: artikujt e

ndryshëm të prodhuar -4,1%, vajrat ushqyese -3,1%, metalet bazë dhe artikujt e metaleve bazë

-2,2%, instrumentet optike, fotografike, matëse, medicinal, muzikore dhe mekanizmat e orës –

1,4%; mjetet e transportit -0,4%; produktet e industrive kimike -0,3%; letra dhe artikujt e saj –

0,2%); druri dhe artikujt e tij -0,1% dhe artikujt ushqimorë të përgatitur, pijet dhe duhani -0,1%.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button