Çka gjeti Policia në zyrat e Entit të Punësimit serb në Leposaviq?

Në një aksion të befasishëm në veri të vendit, hetuesit policor të Njësisë Rajonale të Hetimeve kanë zbarkuar sot në Leposaviq, ku kanë liruar disa zyra të cilat ishin në shfrytëzim nga Enti Republikan i Punësimit i Republikës së Serbisë.
Operacioni u zhvillua me kërkesë zyrtare të Kryetarit të Komunës së Leposaviqit, ndërsa gjatë kontrollit në këto zyra, hetuesit kanë gjetur materiale të dyshimta, të cilat janë sekuestruar për procedura të mëtejshme hetimore.
Në vendin e ngjarjes është intervistuar zyrtarja S.M, e cila ndodhej aty në momentin e aksionit.
Burime të sigurta bëjnë me dije se rasti, pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit, është cilësuar si “Falsifikim i Dokumentit”, dhe aktualisht po trajtohet nga Njësia Rajonale e Hetimeve në Mitrovicën e Veriut.