Deputetët do të paguhen 750 euro për 39 minuta punë, ja statistikat

Eugen Cakolli nga Instituti i Kosovës për Demokraci (KDI) ka publikuar disa të dhëna interesante lidhur me pagesat që do të marrin deputetët për “punën” e bërë përgjatë seancave të dështuara konstituive.
Cakolli nga KDI’ja ka thënë se për 39 minuta e 18 sekonda, secili deputet do të marrë përreth 750 euro bruto.
“Kjo do të thotë se, secila minutë efektive e deputetit do t’i kushtojë taksapaguesve 18.93€, ndërsa çdo sekondë – 0.32€”, ka thënë ndër të tjera Cakolli.
Ai ka krahasuar përfitimet e deputetëve, duke thënë se me dy sekonda punë, një deputet fiton aq sa një qytetar paguan për një bukë (70 centë me çmimin e ri).
Ndërkaq, me gjashtë sekonda, fiton aq sa kushton një makiato në Prishtinë (dy euro).
Me 18 minuta punë, një deputet fiton aq sa është paga minimale në Kosovë, ka thënë Cakolli.