Lajme

Dëshmia tronditëse e njërit nga dëshmitarët që e gjeti foshnjën në deponi: Qeni e kishte qesen në gojë

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur dje në Matiqan të Prishtinës, ku një foshnjë pa shenja jete është gjetur në një deponi mbeturinash, e futur brenda një qeseje plastike.

Njëri nga dëshmitarët që e ka gjetur foshnjën ka rrëfyer sot momentin e tmerrshëm kur e gjetën trupin e pajetë.

“Me shokun tem jam kanë dhe ai e ka parë qenin me një qese në gojë. Unë isha në oborr të tij dhe ka vrapuar, më ka thënë ‘leji ata hekra se po më duket një fëmijë i vdekur’. Jam shkuar dhe e kam parë,  këmbët i kishin dalë jashtë qeses, dhe e pashë që fëmija ishte i vdekur”, tregoi dëshmitari

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button