Lajme

Dredhza Braina, 22-vjeçarja nga Kosova në listën e ngushtë për çmimin global “Cybersecurity Woman of the Year 2025”

Në një moshë ku shumë të rinj sapo nisin hapat e parë në karrierë, Dredhza Braina nga Prishtina ka arritur të kapërcejë kufijtë dhe të bëhet një nga emrat më premtues në fushën globale të sigurisë kibernetike. Vetëm 22 vjeçe, ajo është përzgjedhur në listën e ngushtë për çmimin prestigjioz Cybersecurity Woman of the Year Awards 2025, organizuar nga United Cybersecurity Alliance.

Ky vlerësim shënon një arritje historike, jo vetëm për Dredhzën personalisht, por edhe për përfaqësimin e Kosovës në një skenë ku konkurrenca është ndërkombëtare dhe niveli jashtëzakonisht i lartë.

Me pasion, përkushtim dhe një kuriozitet të pashuar për teknologjinë dhe mbrojtjen dixhitale, Dredhza është bërë një zë i fuqishëm në një fushë që tradicionalisht ka qenë dominuar nga figura më të rritura dhe me vite përvojë.

“Ky moment është shumë i rëndësishëm për mua – është një vlerësim i pasionit, përkushtimit dhe qëllimit që më shtyn çdo ditë në rrugën time në fushën e sigurisë kibernetike”, ka deklaruar ajo në një postim ku ndan emocionin e përzgjedhjes në listën e ngushtë për këtë garë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button