E reja vdes në Lakrishtë – Ra aksidentalisht nga banesa duke pastruar xhamat

Një vajzë ka humbur jetën sot në lagjen Lakrishtë të Prishtinës, pasi ka rënë nga kati i shtatë i një ndërtese.
Gazeta mëson se viktima është Xheneta Ejupi.
Sipas burimeve të afërta me rastin, Gazeta merr vesh se ajo nuk ka kryer vetëvrasje, por ka rënë aksidentalisht nga dritarja ndërsa po pastronte xhamat e banesës.
Lajmin për rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 16:00, kemi pranuar informatën se një person (femër) ka rënë nga një objekt në lagjen Lakrishtë, në Prishtinë dhe e njëjta ka vdekur. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje,” ka deklaruar Ahmeti.
Policia, në koordinim me prokurorin e shtetit, ka nisur një hetim për të sqaruar rrethanat e plota të vdekjes së saj. Hetimet janë në vazhdim dhe përfshijnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe ekzaminimet përkatëse.
Po ashtu Gazeta ka sigurua edhe pamje nga vendi i ngjarjes.