Lajme

Erdogan në Tiranë: Bashkimi i Evropës thelbësor për sfidat globale dhe sigurinë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, gjatë fjalës së tij në Samitin e Komunitetit Politik Evropian që po mbahet në Tiranë, theksoi nevojën për unitet dhe bashkëpunim midis vendeve evropiane për të përballuar sfidat globale dhe për të forcuar sigurinë në kontinent.

“Ne duhet të veprojmë të bashkuar, mbi bazën e bashkëpunimit. Për të tejkaluar krizën e besimit në arenën ndërkombëtare, është e nevojshme të krijohet një arkitekturë e drejtë dhe e gjithpërfshirjes globale, e qeverisjes”, deklaroi Erdogan.

Ai theksoi se ndryshimi duhet të nisë në vetë Evropën dhe se ekziston potencial i madh për bashkëpunim në fusha strategjike. “Ky transformim, i cili do bazohet në parimet e pandashmërisë, duhet së pari të nisë në shtëpinë tonë, në kontinentin Evropian. Ka potencial të jashtëzakonshëm për të bashkuar në fusha si industria e mbrojtjes, energjia, korridoret e transportit, tregjet digjitale dhe lëndët e mineralet kritike”, shtoi ai.

Presidenti turk vlerësoi përpjekjet e Bashkimit Evropian për të investuar në mbrojtje, por kërkoi përfshirjen edhe të partnerëve jashtë BE-së. “Përpjekjet e BE-së për të investuar në mbrojtje, janë vërtet të dobishme. Këto përpjekje duhet të përfshijë edhe aleatë që nuk janë në BE, në mënyrë që mos të gërryejë rolin thelbësor të NATO-s. Në fakt, me këto lloj ideje do ishte në interesin më të mirë të sigurisë evropiane. Nëse bëhemi bashkë, bëhemi më të fortë”, përfundoi Erdogan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button