Uncategorized
Finalja e Superligës nis sonte në Prizren: Bashkimi përballë Trepçës

Adhuruesit e basketbollit do të kenë mundësinë ta ndjekin sonte ndeshjen e parë finale të Superligës së Kosovës, ku përballen dy skuadrat e forta: Bashkimi dhe Trepça.
Takimi zhvillohet në Prizren, në palestrën sportive “Sezai Surroi”, me fillim nga ora 19:00, dhe pritet të jetë një përballje emocionuese që do të japë sinjalet e para për rrjedhën e serisë finale.
“Mbetet të shihet se kush nga këto dy skuadra do të arrijë ta krijojë epërsinë nga finalja e parë”.
Bashkimi e siguroi finalen duke eliminuar Pejën në gjysmëfinale, ndërsa Trepça kaloi Prishtinën në serinë tjetër gjysmëfinale.
Kampion i Superligës për edicionin 2024/2025 do të shpallet skuadra që do të arrijë e para pesë fitore në serinë e ndeshjeve finale.