Botë

Fotografitë satelitore zbulojnë aksidentin sekret me luftanijen e Koresë së Veriut

Fotografitë satelitore kanë zbuluar për herë të parë shkallën e dëmtimeve nga një aksident në një liman të Koresë së Veriut, ku u përfshi një luftanije e re në praninë e udhëheqësit Kim Jong Un.

Në imazhe shihet anija e përmbysur dhe e mbuluar me mbulesa të mëdha blu, me një pjesë të saj të vendosur në tokë, raporton BBC.

Mediat shtetërore koreane raportuan se po zhvillohet një hetim zyrtar për aksidentin, i cili u përshkrua nga Kim Jong Un si një “akt kriminal”. Nuk u raportuan viktima ose persona të lënduar. Agjencia shtetërore KCNA minimizoi dëmet, duke thënë se nuk ka vrima në pjesën e poshtme të anijes dhe se riparimet do të zgjasin rreth dhjetë ditë.

Kreu i Koresë së Veriut e kritikoi ashpër incidentin, duke fajësuar “pakujdesinë absolute, papërgjegjësinë dhe empirizmin joshkencor” dhe paralajmëroi masa ndaj përgjegjësve në një takim plenar muajin e ardhshëm. Ende nuk dihet natyra e sanksioneve që do të merren ndaj tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button