Lajme

FSK realizon me sukses kursin bazë për snajperë

Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), është realizuar me sukses kursi bazë për snajperë, duke synuar përgatitjen e snajperëve profesionistë për misione të ndryshme.

“Ky kurs kishte për qëllim të përgatis snajperë profesionistë në përdorimin e armëve precize dhe zhvillimin e aftësive në qitje të largët, vëzhgim taktik, identifikim objektivash dhe mbledhje informacioneve në zona me rrezikshmëri të lartë”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Kursi ka përfshirë edhe trajnimin e ndihmësqitësit dhe zhvillimin e aftësive të bashkëpunimit dhe komunikimit brenda ekipit të snajperëve në zbatim të misioneve në operacione rurale dhe urbane.

Postimi i plotë:

KDS realizoi Kursin Bazë për Snajper – gjenerata 01/2025!

Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) është realizuar me sukses Kursin Bazë për Snajper. Ky kurs kishte për qëllim të përgatis snajperë profesionist në përdorimin e armëve precize dhe zhvillimin e aftësive në qitje të largët, vëzhgim taktik, identifikim objektivash dhe mbledhje informacioneve në zona me rrezikshmëri të lartë. Njëkohësisht, kursi ka përfshirë edhe trajnimin e ndihmës qitësit dhe zhvillimin e aftësive të bashkëpunimit dhe komunikimit brenda ekipit të snajperëve në zbatim të misioneve në operacione rurale dhe urbane.

Përfundimi me sukses i këtij kursi, kontribuon drejtpërdrejt në rritjen e kapaciteteve operacionale të FSK-së, forcimin e njësive të specializuara, dhe rritë numrin e snajperistëve profesionist, të cilët janë të gatshëm për të përmbushur me profesionalizëm detyrat dhe misionet në operacione komplekse dhe sfiduese.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button