Burri nga Gjakova që dje ishte raportuar i zhdukur nga familjarët e tij, tashmë është gjetur. Lajmin e kanë konifrmuar familjarët e Masar Vulës, të cilët njoftuan se ai është gjetur shëndosh e mirë. I moshuari po kërkohej që nga dita e martë, ku në të gjitha rrjetet sociale u publikua edhe fotografia e tij. Përveç familjarëve dhe qytetarëve vullnetmirë, për gjetjen e tij ishin angazhuar edhe personat kompetent nga Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim.