Gjenerali Barduani takon kontingjentin turq në kampin “Sulltan Murat”

Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Enrico Barduani, së bashku me zëvendëskomandantin, gjeneral brigadieri Cahit İrican, vizituan kampin “Sulltan Murat” ku takuan personelin e Kontingjentit turk.
Në këtë vizitë, gjenerali Barduani u prit nga Komandanti i kampit, Kolonel Ersin Çelikkanat, dhe u informua mbi situatën aktuale të sigurisë dhe veprimtarinë operative në zonën e përgjegjësisë.
Gjenerali Barduani shprehu mirënjohjen për kontributin e ushtarëve turq në përpjekjet e KFOR-it për të siguruar një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjitha komunitetet në Kosovë.
KFOR-i vijon të zbatojë mandatin e tij sipas Rezolutës 1244 të KS të OKB-së për të mbrojtur lirinë e lëvizjes dhe sigurinë e banorëve në Kosovë, duke punuar ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin EULEX në përmbushjen e rolit të sigurisë.