Lajme

Gjenerali gjerman viziton KFOR-in, kërkon qasje të re në dialogun Kosovë-Serbi

Komandanti i KFOR-it, Gjeneralmajor Enrico Barduani, ka pritur sot në selinë e misionit të udhëhequr nga NATO, në kampin “Film City” në Prishtinë, Komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta të Gjermanisë, Gjeneralleitnant Alexander Sollfrank.

Në këtë takim, të dy komandantët diskutuan mbi situatën e sigurisë aktuale në Kosovë dhe rajon, duke u fokusuar gjithashtu në bashkëpunimin e ngushtë për promovimin e paqes dhe stabilitetit afatgjatë.

Gjeneralleitnant Sollfrank shprehu vlerësimet për përpjekjet e vazhdueshme të KFOR-it në ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe stabil të përbashkët për të gjithë qytetarët e Kosovës, si dhe theksoi rëndësinë e misionit mbështetës të dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

Nga ana e tij, Komandanti i KFOR-it, Gjeneralmajor Barduani, theksoi rëndësinë e vazhdimit të këtij dialogu me një qasje të rinovuar dhe vendimtare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button