Botë

Gjenerali turk emërohet në postin kyç të NATO-s

Një gjeneral turk u emërua në një pozicion të nivelit të drejtorit në Shtabin Ushtarak Ndërkombëtar të NATO-s në Bruksel, ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e vendit.

“Një gjeneral turk është emëruar në zyrën e Sigurisë së NATO-s. Për herë të parë në historinë e NATO-s, vendi ynë do të përfaqësohet në nivel drejtori në Shtabin Ushtarak Ndërkombëtar të NATO-s në Bruksel”, tha zëdhënësi i ministrisë Zeki Akturk në konferencën javore për shtyp të Forcave të Armatosura Turke.

Akturk tha se emërimi pasqyron rolin aktiv të Turqisë në NATO dhe kontributin e saj “të fortë dhe të besueshëm” në përpjekjet për paqen dhe sigurinë e Aleancës, shkruan AA.

“Për sigurinë e NATO-s dhe rajonit Euro-Atlantik, vendi ynë – ashtu si në të kaluarën – vazhdon të japë kontribute të rëndësishme dhe vendimtare sot dhe do ta bëjë këtë në të ardhmen.”

Bëhet e ditur se ai theksoi se Turqia do të kryejë detyrat e reja komanduese në përputhje të plotë me rezolutat e NATO-s dhe OKB-së, duke vepruar me neutralitet dhe transparencë në përputhje me detyrimet ndërkombëtare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button