Lajme
Gjykata merr një vendim ndaj të dyshuarit për sulm ndaj gjinekologut Afrim Veliu

Pas dy incidenteve të rënda që tronditën lagjen Ulpiana në Prishtinë – një sulm fizik ndaj gjinekologut të njohur Afrim Veliu dhe gjetja e një granate dore pranë ordinancës së tij Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar
Bëhet fjalë për Burhan Mavriqin, 31-vjeçar nga Fushë Kosova. Ndaj të njëjtit është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.
Ai dyshohet për veprat penale “Kanosja” dhe “Lëndim i lehtë trupor”.
Gjatë bastisjes në adresën ku qëndronte me qira, janë sekuestruar prova relevante.
Hetimet janë duke vazhduar në koordinim të ngushtë me Prokurorinë, me qëllim të identifikimit të personave tjerë të përfshirë dhe zbardhjes së plotë të rastit.